Kryeministri australian Scott Morrison është kritikuar për përplasjen aksidentale me një djalë tetë vjeçar gjatë një ndeshje futbolli, teksa po bën fushatë zgjedhore.
Morrison po merrte pjesë në një ndeshje stërvitore në Klubin e Futbollit Devenport Strikers në Tasmani kur humbi kontrollin ndërsa përpiqej të hynte në aksion dhe u përplas me të miturin.
“Si ndërhyrje në regbi.” – tha Morrison ndërsa e ndihmoi të miturin të ngrihej në këmbë.
Ndërsa djali me emrin Luca dukej i patrazuar nga përplasja e Morrison dhe arriti të largohej përpara se të rifillonte ndeshja, Morrison u shqetësua duke pyetur më vonë: “Ku është Luca? Shpresoj se ai nuk është në spital!”
Megjithatë, në Tëitter, kreu i Partisë Liberale u kritikua ashpër nga përdoruesit, të cilët thanë gjithashtu se kjo u kujtoi atyre një goditje me rrëshqitje nga homologu britanik Boris Johnson gjatë një ndeshje futbolli bamirësie në 2006 dhe një tjetër incident kur ai rrëzoi një të mitur.
Zgjedhjet e përgjithshme të Australisë do zhvillohen më 21 maj, kur Morrison do të përpiqet të fitojë një mandat të katërt radhazi si udhëheqës i vendit të tij.