Vendosni fjalën kyçe....

Majko pyet Krajën për hetimin e personave non-grata, kreu i SPAK-ut: S’mund të jap përgjigje


Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së Pandeli Majko, e pyeti kreun e SPAK-ut, Arben Kraja lidhur me shpalljen non-grata të zyrtarëve të lartë.

Majko e pyeti duke e pyetur kreun e SPAK sesi është çmuar kjo nga kompetencat ligjore.

“Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?”- e pyeti Majko kreun e SPAK-ut.

Kraja u përgjigj se nuk i lejohet të bëjë komente për vendime të institucioneve të tjera.

“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme.”- u përgjigj ai.

Deputeti i PS-së iu drejtua Krajës duke i thënë se kanë përballë vetëm një kundërshtar, “pritshmëritë që publiku dhe jo vetëm politika ka në marrëdhënie me ju”.