Vendosni fjalën kyçe....

Salianji për dështimin e marrëveshjes Balla-Alibeaj për presidentin: Teatër me fund të ditur


Deputeti i PD-së Salianji e ka quajtur teatër me fund të ditur marrëveshjen mes PS-së e PD-së së përfaqësuar nga Alibeaj për presidentin e ri.

Sipas tij, PS-ja e shfrytëzoi çështjen për protagonizëm mbi naivitetin dhe farsa vetëm sa e përçau edhe më shumë opozitën.

Në fund Salianji shkruan se opozita mori kosti të panevojshme për çështjen në fjalë.

“Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytezoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proçes dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!

Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!” – shkruan Salianji.