Vendosni fjalën kyçe....

A u dekonspirua operacioni i SPAK-ut? Gledis Nano: Po hetojmë, nëse diçka e tillë ka ndodhur do mbahet përgjegjësi


Në një dalje për mediet, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u pyetn nga gazetarët lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” të SPAK-it, për të cilin theksoi se aksioni është ende në vijim.

Gazetarët e pyetën Nanon nëse ky operacion u dekonspirua, por ai theksoi se këto pretendime po hetohen.

“Ne në bashkëpunim me SPAK jemi në operacion e sipër, ne nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit edhe sot duke u gdhirë në mëngjes dhe gjatë ditës së djeshme.

Pjesa e dekonspirimit jemi duket hetuar me SPAK e agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur e nëse diçka e tillë ka ndodhur çdo kush do mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin apo operacionin i kujtdo strukture qoftë. Operacioni në këto momente që po flasim është në zhvillim.”– tha Nano.

Kujtojmë se nga 32 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, 9 prej tyre nuk u arriten të kapeshin.