Ka përfunduar seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 18 të arrestuarit e operacionit të SPAK “Plumbi i Artë”.
Bashkëpunimi i Nuredin Dumanit dhe bashkëpunëtorit të tij Henrik Hoxhaj që çoi në arrestimin e 16 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim edhe të 16 të tjerëve, bëri që në seancën e parë Gjykata të pranojë kërkesën për masën arrest me burg.
Personat e dënuar:
- Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
10. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
11. Leonard Palushi, 41 vjeç
12. Gentian Sharra, 48 vjeç
13. Fatos Gosa, 54 vjeç
14. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
15. Petrit Qoli, 51 vjeç
16. Agron Qoli, 52 vjeç
17. Agron Qafa, 48 vjeç
18. Asllan Plaku, 30 vjeç
Një nga të arrestuarit në sallën e gjyqit hodhi poshtë deklaratat e Dumanit duke paraljmëruar se mund të bëhet edhe ai dëshmitar i drejtësisë.
Besjan Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.
“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar’-tha Xhixha.