Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat nga ambientet e institucionit të Presidenës.
Në nisje të fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi rezolutën për Shqipërinë të miratuar në Parlamentin Europian.
“Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar dy ditë më parë në PE me shumicë votash të të gjithë spektrit politik europarlamentar. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politike ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Por njëkohësisht dhe gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë dhe të atyre detyrave që priten të përmbushen nga Shqipëria në vazhdim.
Përmes këaj rezolute PE tregon mbështetjen e qartë për transformimin demokratik të Shqipërisë. Kujton se anëtarësimi përfundimtar në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme duke filluar nga sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Shpreh shqetësimin serioz për klimën e paqëndrushme politike dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm dërpartiak.
Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të kushtetuës e kodit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse para 25 prillit. Rezoluta bën thirrje politikës shqiptare të tregojë maturi, të rrisë demokracinë e integritetin konkurrues brenda partiak.
Shpreh shqetesim për mungesën e dënimeve përfundimtare për rastet e blerjes së votës. Shpreh nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrëse përfshirë miratimin e një ligji për referendumet. Shpreh nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes. Shqetësohet për mungesën e progresit se ka rënë me 8 vende për lirinë e shtypit.
Kërkon që autoritetet të zbatojnë politikës të tolerancës zero kundër frikësimit e dhunës ndaj mediave. Shpreh shqetësim për rrjedhjet masive të të dhënave personale.”– tha Meta.