Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni në Austri më i larti që nga viti 1981


Inflacioni në Austri është rritur në nivelin më të lartë në mbi 40 vjet, raportuan mediat në vend duke cituar të dhëna nga agjencia federale e statistikave të vendit, Statistics Austria.

 “Në prill 2022, çmimet e konsumit përsëri u rritën ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar – me 7,2%. Ne pamë një normë kaq të lartë të rritjes së çmimeve në Austri për herë të fundit në tetor 1981.

Më pas çmimi i naftës u rrit ndjeshëm për shkak të luftës Iran-Irak. Tani, së bashku me çmimet e karburantit dhe energjisë, çmimet e ushqimeve janë faktori vendimtar.” – tha CEO i agjencisë, Tobias Thomas në një deklaratë.

Sipas përllogaritjeve të agjencisë, kostot e transportit u rritën mesatarisht me 17.7%, pasi tashmë ishin rritur me 15.9% në mars. Rritja i atribuohet çmimeve më të larta të karburanteve, të cilat u rritën me 49.1% në prill.

Kjo goditi edhe tarifat e fluturimit, të cilat u rritën me 45% muajin e kaluar. Kostot e energjisë shtëpiake gjithashtu u rritën, duke u rritur me pothuajse 29%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 8.4%.

Të dhënat e kësaj jave tregojnë se kostoja e një shporte mesatare javore u rrit me 14% në prill krahasuar me vitin e kaluar.

Austria është ndër vendet perëndimore që vuajnë nga rritja e çmimeve të konsumit. Inflacioni në Britani arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve muajin e kaluar në 9%, ndërkohë që çmimet janë rritur gjithashtu me shpejtësi rekord në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera.