Të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg” në ambientet e spitalit.
Dëshmitë e tij dhe të penduarit tjetër Henrik Hoxha zbërthyen vrasjet e kryera apo porosi të lëna në mes nga grupet e organizuara kriminale prej një dekade, nga viti 2011 deri në 2022-shin.
18 të arrestuarit nga operacioni i SPAK-ut i pak ditëve më parë do të njihen sot me masat e sigurisë në GJKKO.
Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali. Ai është lënë në “Arrest me burg”.