Partizani e ka siguruar vendin e tretë që do të thotë pjesëmarrje në garat Evropiane.
Të kuqtë fituan ndaj Kastriotit me rezultat 4-0.
Ndërsa gara për vendin e katërt u shty për në sfidën e fundit ku Kukësi dhe Vllaznia do “lajnë hesapet” për të vendosur se kush do jetë skuadra tjetër që shkon në garat evropiane.
Në sfidat e sotme Kukësi fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut, ndërsa Vllaznia fitoi 2-1 me Egnatian.
Ndërsa Dinamo fitoi sot derbin e kryeqytetit me Tiranën me rezultatin 2-1.
Edhe Teuta fitoi me Laçin me rezultatin 2-1.