Tetë persona janë arrestuar nga autoritetet në Oklahoma pasi një vajzë 15-vjeçare nga Teksasi dyshohet se u trafikua pasi u rrëmbye më 8 Prill nga një ndeshje e NBA.
E mitura nga Teksasi po ndiqte lojën e Mavericks me babain e saj, kur sipas “Fox News” në një moment shkoi të përdorte banjën dhe nuk u kthye më.
Ajo ishte zhdukur për 10 ditë derisa autoritetet e gjetën atë në një hotel në Oklahoma më 18 prill.
Departamenti i Policisë së qytetit të Oklahomas ka njoftuar se ka arrestuar Saniya Alexander, Melissa Wheeler, Chevaun Gibson, Kenneth Nelson, Sarah Hayes, Karen Gonzales, Thalia Gibson dhe Steven Hill në lidhje me çështjen e trafikimit.
Gibson akuzohet se i ka bërë ofertë të miturës për t’u angazhuar në prostitucion; Nelson, Hayes dhe Gonzales akuzohen për trafikim njerëzor dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve; Hill akuzohet për përdhunim.
“Ne jemi mirënjohës për punën e Departamentit të Policisë së qytetit të Oklahoma dhe rikthimin e vajzës sonë. Më thyhet zemra për gjërat e paimagjinueshme që vajza ime duhej të duronte për 11 ditët që u mor, dhe jam shumë i lumtur që ajo është e sigurt ndërsa ne punojmë për rimëkëmbjen e saj.”- tha nëna e vajzës në një deklaratë.