Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend së fundmi lidhur me koronavirusin e ri.
Që prej shpalljes së pandemisë, Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3497 viktima lidhur me sëmundjen.
Nga 445 testime të kryera së fundmi janë gjetur 26 raste të reja me Covid-19. Në spital po mjekohen tani për tani katër pacientë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që kanë bërë dy dozat e para që të vijojnë me dozat e treta e të kartërta.