Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, humb jetën 73-vjeçari, plagosen tre persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Gjadër.

Një makinë dyshohet se ka dalë nga rruga ndërsa nga aksidenti ka një viktimë e katër të plagosur.

 Një 73-vjeçar me iniciale I.K. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa janë dërguar për mjekim në spital pasi janë plagosur 54-vjeçari A.B., 43-vjeçarja A.B. e 19-vjeçarja O.B.

Njoftimi

“Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”