Ditën e sotme mbahen zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike për të zgjedhur drejtuesin e ri.
Anëtarët e PD-së kanë të drejtë të zgjedhin një mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.
Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije se demokratët do votojnë në 108 qendra dhe do qëndrojnë hapur derisa të votojë anëtari i fundit.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.
Procesi ka filluar e vijon normalisht.
Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë çdo masë në kohë reale për çdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”-njofton Komisioni.