Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i PD reagon ndaj Ballës: U tërhoqe nga marrëveshja sapo mësove emrat e propozuar për President


Grupi i deputetëve negociatorë të PD-së për Presidentin i është përgjigjur deklaratave të Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas grupit të PD-së, Balla nuk e ka respektuar marrëveshjen duke u tërhequr nga dokumenti i propozuar.

Arsyeja që shkruan grupi i PD-së për tërheqjen e Ballës është pasi panë kandidatët e propozuar të cilët janë njerëz me integritet.

Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë.

Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u tërhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD”-thuhet në deklaratë.