Një 71-vjeçare banuese në Korçë është gjetur e mbytur në Pogradec në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit”.
71-vjeçarja rezulton se është larguar nga banesa e saj që nga muaji shkurt.
Në trupin e gjetur të shtetases H.Q nuk janë gjetur shenja dhune.
“Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.