Një 63-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi policia i gjeti në banesë një sasi lënde narkotike kokainë.
Shtetasit N.K banues në lagjen “Isa Boletini” iu gjet droga në oborrin e banesës së tij.
“Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 63 vjeçar, me inicialet N. K., banues në lagjen “Isa Boletini”, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”-njofton policia.