Milani është shpallur kampion i Italisë për herë të 19-të duke barazuar pikërisht Interin, që këtë sezon u shpall nënkamion.
Kuqezinjtë arritën të fitojnë lehtësisht në javën e fundit jashtë fushe ndaj Sasuolos 3-0 me gola të Giroud e Kassie.
Interi nga ana e tij kishte dy pikë më pak e shpresonte te ndonjë hap fals i rivalëve po kjo nuk ndodhi.
Zikaltërit fituan 3-0 ndaj Sampdoria e janë nënkampion. Vendi i tretë i takon Napolit që bashkë me Juventusin janë pjesë e katërshes që shkon në Ligën e Kampionëve.