Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e parë pas zgjedhjes si kryetar i PD-së.
Mes brohoritjesh të shumta nga mbështetësit e tij që kishin mbushur sallën ku u mbajt deklarata ai tha se ajo që ndodhi sot është mrekullia shqiptare në shekullin e 21-të.
Pas falëndërimeve të rastit, Berisha tha se demokratët janë në mision për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai u zotua se do bëjë çmos që të rinjtë të përmbushin ëndrrat e tyre në Shqipëri ndërsa tha se ishte besimplotë në fitore.
Në fund ai falënderoi edhe rivalin e tij në garë, Ibsen Elezi, për garën e tij.
Në procesin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, morën pjesë zytarisht 43 mijë e 680 votues nga të cilët 40 mijë e 820 votuan për Berishën, 2532 për Elezin ndërsa 328 vota u shpallën të pavlefshme.
U krye! Jo zgjedhja e Sali Berishës por mrekullia shqiptare në shekullin e 21-të. Kam një përulje të madhe e mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata burra e gra, djem e vajza që ngadhnjyen si njerëz të lirë në një proces që do regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarëve si mrekullia e vërtetë e shekullit të 21-të. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e parë historike, Xhim Baker do u thoshte shqiptarëve se ju do jeni të lirë të zgjidhni drejtuesit tuaj. Anëtarët e PD-së, njerëz të idealeve më të larta, më fisnike, qytetarë të lirë të këtij vendi bënë historinë në një proces të mrekullueshëm ndaj dhe mirënjohja shkon për të gjithë ata. Kam mirënjohje të pakufishme për anëtarët e anëtaret që sot, këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimiet e votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh por kam bindjen se bashkë me ju ne do ia dalim. Ne jemi në mision, burra e gra, djem e vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi mision të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton. Një mirënjohje e madhe shkon për të rinjtë pasi ishin ata promotorët e kësaj lëvizjeje. Zotohem të bëj gjihçka që ëndrrat e tyre të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Do i them sonte çdo të ru shqiptar, çdo demokrati e demokrateje ‘Ever say never’. Ne do fitojmë.”