Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje SPAK-ut e Tatimeve: Hetoni Berishën për pastrim parash, po të kishim një Falkone ai s’do ishte sot këtu në sallë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla tha se Shqipëria ka nevojë për një gjykatës si Xhovani Falkone në Itali.

Ai e akuzoi ish-kryeministrin Berisha për korrupsion masiv famijar si dhe për pastri parash nëpërmjet të birit.

Balla i bëri thirrje SPAK-ut e Tatimeve që të hetojnë personat e lidhur me ish-kryeministrin Berisha për pastrim parash.

“Shqipëria ka nevojë për Falkonen. Mënyra më e mirë për t’u marrë me Berishën është ta injoroni. Nëse do kishim një Falkone, Berisha nuk do vinte sot e të vinte të fliste në këtë sallë. I fundit që duhet të vinte në këtë sallë të fliste kundër korrupsionit duhet të ishte Sali Berisha. Nuk ka asnjë në historinë e vendit që të jetë shpallur non grata nga SHBA-ja për korrupsion.  Është dështimi i institucioneve që Sali Berisha ka sot një televizion që financohet nga djali i Sali Berishës. Ku janë organet që merren me pastrimin e parave, që të hetojë televizionin e fiancuar nga i biri. Nuk e di ku e ka humbur rrugën SPAK-u. Biznesi i atyre boronicave është skema më e qartë e pastrimit të parave.” – tha ndër të tjera Balla.