Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: AADF u shndërrua në mashën e Ramës, në Kepin e Stillos do ndërtohen qindra vila dhe resort


Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për ligjin e menaxhimit të Butrintit e konsideroi Fondacionin e Amerikan si mashë në dorën e Kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se në Kepin e Stillos do të ndërtohen qindra vila dhe po ashtu resorte.

120 vila në kepin e Stillos, resorte në gjirin e Manastirit. Mund t’ju them zotërinjve fondit nuk iu takonte ju të shndërroheshin në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive. Unë kam respektin më të madh për kontributet e tyre, por zotërinj keni qenë ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit pse u zgjerua, pse u hoq një zonë kreative që ishte Ksamili. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetë për të rrëmbyer 830 ha toka me pasuri dhe për të bërë ndryshme klani Rama dhe klane të tjera. Këtu është problemi kryesor i kësaj marrëveshje, që do shkojë në histori si më korruptive.

Unë kam ndjekur arkeologë, ndërhyj në parime. Fondi është autor i planit të menaxhimit, të cilën nuk e publikon. Avokatja është bërë anëtare e bordit. Dua t’ju pyes a ekziston konflikti i interesit apo jo? Nuk mundemi kështu. Kë pyetët ju që bëtë këtë hata për parkun e Butrintit? A e kuptoni që aty ka pasuri të pafundme? Së fundmi, zonjë shkruhet se je shumë e egër ë zyrë me punonjësit. I fole jo mirë atij. Qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë, por ti je ministrja e Kulturës. Ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja është anëtare e bordit, ndërsa marrëveshja shkruan se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.