Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për mbrojtjen e Parkut të Butrintit nga dhënia me koncesion.
Në një deklaratë para hyrjes në Parlament ai tha se Butrinti është një nga pasuritë më të rëndësishme të vendit dhe se dhënia me koncesion është dëm i jashtëzakonshëm dhe një nga projektet më korruptive në vend e Europë.
Berisha tha gjithashtu se do bëjë çmos për të penguar dhënien me koncesion të parkut.
“Është dëmi më i madh që i bëhet historisë së vendit, pasurive kulturore, biodiversitetit të asaj zone, shtratit arkeologjik shumë të pasur të nëntokës së Butrintit. Mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk do sillet me Butrintin sikur të jetë plaçkë e Kolekëve. Butrinti është një nga pasuritë më të rëndësishme shqiptare. Ata që kanë parashikuar shkatërrimi e parkut ata kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt. Ky është një ndër projektet më korruptivë në Shqipëri e Europë.” – tha Berisha.