Sali Berisha ka kritikuar ministren e Kulturës Elva Margaritin për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, ai iu drejtua asaj duke thënë se është shumë e egër me punonjësit.
“Së fundmi zonjë shkruhet shumë se je shumë e egër në zyrë me punonjësit. Tani do të them edhe një gjë, qenia jote në bord për dy vite, të akuzon shumë rëndë.
Ti mund të jesh në bord, por je ministrja e Kulturës jo Elva Margariti. Ajo marrëveshje shkruan se pas dy vitesh në vendin tënd zgjidhet dikush tjetër tek bordi. Unë besoj se bordi i një pasurie publike duhet të dominohet nga shteti. E vërteta është që shteti aty ka vetëm dy veta, ministren dhe një nga departamenti i arkeologjisë. Nëse keni një dhembshuri minimale, duhet të pranoni se kjo pasuri publike duhet të kontrollohet nga shteti.”– deklaroi Berisha.
Berisha mes të tjerash u shpreh se kjo “marrëveshje do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive”.