Vendosni fjalën kyçe....

Berisha-Spiropalit: Bashkëshorti yt Salarioni i jepte tendera vëllait tënd, grabitët paratë publike si familje


Ish-kryeministri Berisha akuzoi ministren Spiropali se bashkë me bashkëshortin e saj kanë grabitur paratë publike nëpërmjet tenderave.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë tendera vëllait të ministres kur ishte te ujësjellësi.

“Ndrikull Spiropali është ndrikull 5 milionëshja me Salarionin e saj, që tenderat ia jep Enklit. Enkli është i vëllai i saj, tenderat e ujësjellësave i merrte burri i saj dhe ia jepte vëllait të saj. Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e OST-së. Nëse ka një burrë e grua që kanë lumturuar njëri-tjetrin me para publike janë çifti Spiropali-Toto. Sa herë  të dalësh do t’i nxjerr vjedhjet që bëni. Nxjerrja e vjedhjeve është detyrë kryesore e imja dhe opozitarëve. Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd.” – tha Berisha.