Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili ndodhet në Tiranë ka dalë në një konferencë për shtyp pas takimit me ministren Olta Xhaçka.
Ata thanë se kanë diskutuar për çështjen e detit dhe ligjin e luftës si dhe minoritetet e të dyja vendeve.
Ministrja Xhaçka u shpreh se ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.
“Me vullnet të përbashkët ramë dakord që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur problemet ndërmjet nesh. Pjesë e diskutimeve ishte dhe për adresimin e çështjeve që lidhet me sigurimet shoqërore, mbrojtjen sociale si dhe çështje që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
E sigurova ministrin që Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive drejt integrimit në BE. Tashmë tre vende të Ballkanin Perëndimor janë anëtare në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është edhe integrimi europian i Shqipërisë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten për një vendim të presidencës franceze. E vlerësojmë Greqinë për mbështetjen në procesin e integrimit. Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.”- u shpreh Xhaçka.
Dendias nga ana tjetër, thekso se dy vendet duhet të nisin shpejt procedurat për abrogimin e ligjit të luftës.
“Kemi ardhur të marrim pjesë në javën e kulturës greke. Kam gëzim që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin për hapësirat detare. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë. Duam të zgjidhim diferencat tona. Gjithashtu mendojmë se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet tona.
Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu. Sigurisht dua të jemi çiltër, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojnë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi.
Kuptoj çështjen e pensioneve. Është e rëndësishme që ramë dakord dhe t’i vendosim në itinerar zgjidhjesh. Takova anëtar të komunitetit grek të Himarës, që më treguan problematikat e tyre. Në marrëdhëniet tona është e rëndësishme të themi që iu referuam tregtisë dy palëshe. Diskutuam gjithashtu çështjet mbi energjetiken. Çështjet e luftës në Ukrainë. Kjo është një pjesë që Shqipëria po e menaxhon. Si vend anëtarë dhe aleat ka adaptuar vendimet e BE. Shqipëria duhet të jetë shembull për shtetet e tjera, e të jetë e harmonizuar me familjen Evropiane. Falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë për kandidaturën tonë.”– tha Dendias.