Me mbylljen e seancës parlamentare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Kryeministri Edi Rama tha “duhen dy veta për luajtur tango”.
“Duhen dy për tango thonë, nuk mund të bëjmë tango vetëm. Nuk kemi partner”-tha Rama.
Lidhur me emrin nga socialistët, Rama tha se shumica ende nuk e ka një emër pasi po ta kishte do ta kishte shpallur.
“Kam shpjeguar këtë çështjen e profilit. Ata merren me profilin ata që s’duan të merren me zgjidhen. Zgjidhja është një njëri që duhet të përmbushë detyrimet që kemi karshi shqiptarëve për të çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Për të normalizuar raportin.
Po ta kishin vendosur, do ta kishin shpallur. S’kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim, duke dëgjuar të gjithë, lloj lloj çudish, por kemi gjithmonë e më shumë se s’ka partnerë”, tha Rama.