Vendosni fjalën kyçe....

G7 paralajmëron rrezikun e inflacionit


Normat e rritjes së inflacionit në shumicën e vendeve të G7 kanë arritur nivele të papara në dhjetëvjeçarë, thanë ministrat e Financave të grupit në një deklaratë të premten. Ata u shprehën se do vazhdojnë të shtrëngojnë politikën monetare.

Sipas deklaratës, kriza Rusi-Ukrainë po shkakton rritje të ndjeshme të çmimeve të konsumit, energjisë dhe ushqimeve.

Vendet që përbëjnë grupin janë të vendosur të ndalojnë rritjen e inflacionit, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, pas takimit me homologët e tij të G7. Lindner tha gjithashtu se inflacioni duhet të kthehet në 2% shpejt dhe se bankat qendrore kanë një ‘përgjegjësi të madhe’ për të ndihmuar në vënien nën kontroll të inflacionit.

Deklarata vuri në dukje se bankat qendrore të G7 po mbikëqyrin nga afër ndikimin e presioneve të çmimeve inflacioniste dhe do vazhdojnë të llogarisin ritmin e shtrëngimit monetar në përputhje me rrethanat.