Këtë të hënë u zhvillua seanca ndaj Talo Çelës, të akuzuar si pjesmarrës në Grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Në një prononcim për mediet pas seanës, avokati i tij Luan Kaloçi ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij. Madje ka shtuar se prokurën e ka marrë nga vëllai i tij, i cili sot nuk jeton më.
Sipas avokatit, ka prova se ditën e ngjarjes, klienti i tij ndodhej tek Liqeni i Thatë në Tiranë.
“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai.”– u shpreh ai.
Në seancën e sotme, avokati pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë fizikisht për të kryer këtë grabitje, pasi sipas tiuj kishte pasur një problem shëndetësor me gjurin.