Vendosni fjalën kyçe....

Kulluri: Berisha nuk i rikthye por iku pinoku i vogël Basha


Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për zgjedhjet e fundit të zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD-së tha se forcën politike e ka kapur hipokrizia.

Sipas Kullurit Berisha nuk është rikthyer por aty ka qenë por thjesht ka ikur pinoku i vogël.  

“Kjo parti ka rënë në një hipokrizi. Këtu mungon koherenca morale e zotit Berisha dhe Rithemelimit për Bashën, që ka qenë pjella e tyre dhe i mbështetur prej tyre. Berisha heshte dhe mbështeste Bashën në çdo humbje.

Berisha nuk doli kundër Bashës, sepse humbi zgjedhjet, madje u përqafuan, por doli sepse SHBA-të, detyruan Bashën ta përjashtonte nga grupi parlamentar.

Në këtë parti nuk ka votë të lirë. Kryetarët e degëve zgjidhen për tre ditë. Bëhen zgjedhje në bazë me proces fiktiv, të falsifikuara.

Këta e panë si revansh.

Berisha nuk është rikthyer, aty ka qenë. Iku pinoku i vogël, i papërgjegjshëm…”, tha ndër të tjera Kulluri.