Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim.
Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita akuzoi shumicën që pas këtij veprimi fshihet një koncesion.
Ndërsa nga qeveria u angazhua vetë Kryeministri Edi Rama që të mbronte ligjin dhe dhëninen e parkut për menaxhim një fondacioni.
Rama replikoi me deputetët e PD-së mbi ndryshimet që ka pësuar kufiri i zonës së mbrojtur në Parkun e Butrintit.
Akuzën më të rëndë e bëri Sali Berisha që tha se krahas Parkut të Butrintit, qeveria ka parashikuar ndërtimin e 620 vilave te Kepi i Stillës dhe resorte turistike në vendin e quajtur Gjiri i Manastirit.