Në seancën e sotme plenare pati një debat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali.
Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat, gjë që solli reagim të ashpër nga ana e saj.
Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i dha fjalën për procedurë Spiropalit, por Berisha nuk largohej nga Foltorja pasi s’e kishte mbaruar ende denoncimin e tij.
Ndërsa Felaj i kërkonte Berishës të ulej në vend, ndërhyri deputeti Edi Paloka.
Ai përdori terma si “budallaqe” dhe legena”.
Komentet e Palokës sollën marrjen e masave nga Felaj, e cila e përjashto nga seanca.
“Ju meritoni të dilni jashtë për termin që përdorët! Nuk fyeni dot askënd në Kuvendin e Shqipërisë”– u shpreh Felaj.
Pasi Spiropali përfundoi fjalën, Felaj iu drejtu përsëri Palokës: “Zoti Paloka duhet të lërë sallën e sencave plenare nëse s’kërkon falje, ju lutem atëhere lini sallën e sencëss plenare”.