Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para parlamentit kundër koncesionit të Butrintit, ish-ambasadori: Heshtja vrastare e publikut i ka hapur rrugën juntës


Ish-ambasadori Mal Berisha ka thënë para parlamentit se heshtja vrastare e publikut i ka hapur rrugën juntës që po shkatërro e grabit vendin në çdo fushë.

Gjatë fjalës së tij në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Parkut të Butrintit ai tha se qeveria po shkatërron historinë e popullit shqiptar nëpërmjet projekteve e konsioneve të ndryshme siç është rasti i Parkut të Butrintit.

“Heshtja vrastre e publikut i ka hapur rrugën një junte që po shkatërron gjithçka dhe po vë në pikëpyetje historinë antike të Shqipërisë, kulturën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ne themi se jemi një nga popujt më të vjetër në Ballkan e Europë dhe vjetërsia jonë është aty te Butrinti dhe rrënojat e tjera arkeologjike. Kjo juntë po synon ta shkatërrojë gjithë historinë tonë si popull e heshtja vrastare e publikut po e ndihmon këtë gjë.” – tha ish-ambasadori Mal Berisha.