Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut të Butrintit u bë pas valës së ndërtimeve pa leje në Ksamil, u bë me kërkesë të UNESCO-s


Kryeministri Edi Rama ka folur në parlament për privatizimin e Parkut të Butrintit duke akuzuar opozitën se ka qenë ajo shkaktare që ka çuar ndryshimin e kufijve të parkut.

Sipas Ramës ndryshimi i kufijve të Parkut erdhi pasi vala e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.

Ndërsa theksoi se rishikimi i kufijve tani u bë me kërkesë të UNESCO-s.

Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë. së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të Unesco, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy: një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha ai.