Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston foto nga takimi me Dendias: Bisedë e frytshme për çështje me interes


Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi i tij me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Rama shprehet se kanë diskutuar mbi çështjet me interes që bashkojnë dy popujt.

“Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë.”- shkruan Rama krahas fotove.

Kujtojmë se ministri Dendias më herët pati një takim me ministren Olta Xhaçka, me të cilën diskutoi për ligjin e luftës, detin dhe minoritetet e dy vendeve.

Dendias dhe Xxaçka thanë se kanë marrë vendimin që çështjen e kufirit detar të përcjellin në Hagë.