Ministrja Spiropali i ka quajtur shpifje të gjitha akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj bashkëshortit të saj dhe të vëllait për tenderat.
Ajo tha se ishte e gatshme të përgjigjej për çdo gjë dhe se akuzat ndaj saj ishin të gënjeshtërta. Spiropali tha se lajmet që citoi Berisha janë shkruar nga një portal i financuar nga i biri.
Ajo u bëri thirrje institucioneve që të hetojnë familjarët e Berishës.
“Djali I tij (I Berishës) financon portale që nxjerrin këto lajme (akuzat për vjedhjet në Dogana). Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, ku jeton. E njoh bashkëshortin tim, si jeton, ku punon. Njoh kunatën time. Nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë ata. Një cent të qytetarëve nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Ç’mund të thuash për të tutë Sali? Jam kaq serbes. Nuk kam për tu intimiduar. I bëj thirrje insituticioneve të shohin me rradhë familjarët e tu dhe ty sepse historia të del ndryshe.” – tha Spiropali.