Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i përgjigjet Berishës: Je si rrugë qorre, zgjedhjet në parti i fitonte edhe Luli. Mos flit ti për lirinë e medias


Ministrja Spiropali e ka quajtur ish-kryeministrin Berisha ‘rrugë qorre’ që nuk çon askund.

Ajo e mori fjalën menjëherë pas tij në Kuvend duke thënë se i ka mbyllur çdo rrugë PD-së e opozitës dhe se ia ka vënë këmbën në fyt këtyre të fundit.

Spiropali i tha gjithashtu Berishës se për interesin e tij është i gatshëm të djegë jo vetëm partinë po edhe Shqipërinë.

“Ti ngjan si rrugë qorre që ngado t’i biesh të çon askund. Ke marrë me vete edhe ata të gjorë që të ndjekin dhe i mbyllur çdo rrugë opozitës së këij vendi dhe PD-së. Ti për veten e familjen tënde djeg jo vetëm partinë po edhe Shqipërinë. Kur flet ti për lirinë e medias, përmend ti Edi Ramën po Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur selitë e gazetave digjeshin ka kaluar dhe ka ikur me ikjen e Sali Berishës si Presidenti i republikës. Gjithçka ka ndodhur me mediat janë pjesë e damkës që ke marrë. Gëzohet se ka mundur partinë e tij, se i ka vënë shkelmin në fyt partisë së tij. Po zgjdhjet i fitonte edhe Luli nga fitorja në fitore. Nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë. Ne ku ta gjejmë t’iu kemi ju përballë.” – tha Spiropali.