Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kombinat, një 60-vjeçar shkon i plagosur në spital


Një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, 60-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar në këmbe me armë zjarri.

60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.