Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë ku efektivi i policisë vrau kolegun e tij brenda Komisariatin nr.3 në kryeqytet.
Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Ndërkohë autori i dyshuar është ndaluar dhe ndaj tij po kryhen procedurat hetimore.
“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media“-thuhet në njoftimin e policisë.
22:09-U qëllua nga kolegu brenda në komisariat, humb jetën në spital efektivi i policisë
Efektivi i policisë në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra nga arma e kolegut të tij.
Autori është Ludian Zaimi, i cili ka shkrepur armën në drejtim të kolegut të tij Çaush Saliasi.
Dyshohet se Zaimi e ka qëlluar me 6 plumba kolegun e tij.