Presidenti Ilir Meta nga Kosova ka dhënë një deklaratë të shkurtër për zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së në një proces të zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit.
Meta tha se në demokraci dihet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve.
“Në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve”, tha Meta.
Presidenti vijoi fjalën e tij duke shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave.
Është një vend model që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon këtyre standardeve, që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës.
Kështu që është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës”, tha Meta.