Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj në konferencën për votën e emigrantëve shqiptare: Këtu vota vidhet, shteti ka shkatërruar të drejtat e qytetarëve


Po zhvillohet në Tiranë konferenca me temë ‘Votimi nga jashtë, koha është tani’ që ka të bëjë me votën e migrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Ajo është organizuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor e OSBE-ja.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj, tha se vota në vend vidhet dhe se qeveria ka shkatërruar të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

Ai bëri thirrje për votimin e emigrantëve shqiptare duke theksuar nevojën për përmirësimin e sistemit të votës brenda, gjë që sipas tij ka çaluar.

“Asnjëri nuk e ka pranuar realisht, për arsye të thjeshtë vota në këtë vend vidhet, patronazhistët janë në sulm dhe shteti ka shkatërruar të drejtat e shqiptarëve dhe kjo ndodh brenda vendit , mendo për ata që janë jashtë vendit. Nëse duhet të bëjmë ndryshime së pari do të duhet ta shohim realitetin në sy, pra ky është realiteti kjo ka qenë pengesa. Fakti që një shumicë dërrmuese shqiptarësh prej shumë kohësh nuk ndodhen në vend, kanë ikur edhe duke u zbrazur nga një e drejtë që Kushtetuta ua garanton, e drejta e votës.

Kushtetuta shqiptare ua garanton shtetasve shqiptarë të drejtën e votës, pikë dhe kjo mjafton për të ngritur qëndrimin tonë. Fenomeni i emigrimit në Shqipëri ka diasporën apo atë që e quani mërgatë, ka një fenomen tjetër më recent, migrimi i kohë të fundit të shqiptarëve, janë 500 mijë shqiptarë që janë larguar, por lidhjet me vendin i kanë të forta. Do të duhet edhe kjo kategori të ketë të drejtën për të votuar duke e lidhur me vendbanimin e fundit që kanë pasur në Shqipëri.” – tha Alibeaj.