Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kërkesë Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike: E firmosën 31 deputetë


Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar këtë të martë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Në një postim në rrjetet sociale, Gazment Bardhi bëri me dije se kjo kërkesë është firmosur nga 31 deputetët e grupit parlamentar demokrat.

Sipas tij, me ngritjen e këtij komisioni hetimor shqiptarët do të kenë mundësinë të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave dhe miqtë e kryeministrit Edi Rama.

“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike.

Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.”- shkruan Bardhi.