Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, u arrestua të martën pas një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe një sërë adresash të tjera private.
Siç bëhet e ditur, 47-vjeçari është udhëheqësi aktual i bllokut kryesor opozitar të Moldavisë, Partia Socialiste pro-Kremlinit, dhe udhëhoqi vendin nga viti 2016 deri në vitin 2020
Sipas gjyqësorit moldav, Dodon është nën hetim për korrupsion të dyshuar, tradhti, pasurim të paligjshëm dhe “financim të paligjshëm të partive”.
Prokurorët thanë në një deklaratë të martën se gjithsej 10 ndërtesa dhe 3 makina u kontrolluan si pjesë e bastisjes dhe ishin sekuestruar “sasi të mëdha” parash dhe sende luksi.
“Gjatë kontrolleve”, thuhet në njoftim, “njëri nga personat ka tentuar të gëlltisë dhe asgjësojë dokumentet e gjetura në shtëpinë e tij, të cilat konfirmonin transaksionet e shitblerjes së pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 700 mijë euro”.