Vendosni fjalën kyçe....

Kush është zyrtarja e lartë e pronave e cila u kallëzua në SPAK nga Ulsi Manja


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja doli sot në një konferencë për mediat ku ka ndarë bërë me dije se ka bërë një kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të Pronave.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi. Sipa ministrit, Baçi është shkarkuar nga detyra para disa ditësh.

“Kur flas për zyrtarë të lartë e kam fjalën për drejtuesen e këtij institucioni, e cila është shkarkuar para pak ditësh me propozimin tim nga kryeministri, por edhe për zyrtarë të tjerë në atë agjenci.”- tha ministri i Drejtësisë.

Gjatë deklaratës së tij, Manja tha se Baçi është përfshirë në disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni.

“Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave.

Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK-ut të thellojë hetimet.”– tha ministri Manja gjatë fjalës së tij.

Baçi është kallëzuar në SPAK për tre akuza: për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi. 

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ndërsa publikon videon e deklaratës së ministrit Manja shkruan: “Njësia Antikorrupsion në veprim. Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.  Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës. Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.”