Vendosni fjalën kyçe....

Manja: Kallëzim penal për zyrtaren më të lartë e zyrtarë të tjerë të Agjencisë e Pronave, akuzohen për skemë korrupsioni


Ministri i Drejtësisë Manja ka njoftuar sot se do kallëzoië penalisht zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave si dhe zyrtarë të tjeë të kësaj agjencie.

Në një konferencë për shtyp nga Ministria e Drejtësisë,  Manja tha se ata akuzohen për dy skema korruptive.

“Zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave dhe disa zyrtarë të tjerë rezultojnë në veprimtari abuzive që kanë çuar në korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK-ut e është radha e tij që të thellojë hetimet e nisura nga njësia antikorrupsion.

Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë nëpërmjet së cilët zyrtarët e lartpërmendur janë përfshirë në skema të tjetërsimit të pronave dhe veprimtarive të tjera abuzive financiare. Ish-pronarët i disponojnë prej kohësh dokumentet për kompensimin e pronave të tyre apo kompensimin fizik por nuk kanë mundur që t’i realizojnë ato. Ato janë detyruar më pas që t’i shesin ato te sekserët që më pas kanë aplikuar për kompensimin duke e marrë atë të plotë në zonat më të lakmuara. Më pas i kanë kaluar ato te familjarët e tyre.

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimin me kompensimin financiar të pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtesa informale. Sipas ligjit, çdo pronar, prona e të cilit është zënë nga një ndërtesë e legalizuar dhe për këtë ai kompensohet plotësisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Po nuk rezulton kështu në terren. Këta pronarë që presin të marrin shumë të vogla kanë pritur me vite për t’u kompensuar ndërkohë që ish-pronarë të tjerë që i kanë marrë dokumentet më vonë janë kompensuar më përpara me shuma marramëndëse.” – tha Manja.