Kryetari i Komisionit të jashtëm të PE-së David McAllister u pyet nga gazetarët në lidhje me situatën në Partinë Demokratike dhe rizgjedhjen e Sali Berishës si kryetar.
Ai theksoi se sot ndodhet në Tiranë si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme në PE dhe jo si zv.president i PPE-së dhe për këtë arsye nuk mund të komentojë zhvillimet në PD.
Megjithatë McAllister shtoi se si anëtar i CDU-së dhe si zv.president i PPE-së do përpiqen që të tejkalohen dallimet ose ndasitë.
“Ishte goxha përvojë ajo që patëm në 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam këtu si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD.
Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si EPP që të tejkalohen dallimet ose ndasitë.”– tha McAllister.
Gazetarët këmbëngulën në pyetjen nëse do e njohin apo do bashkëpunojnë me Berishën.
Por ai u përgjigj: “Sa e thashë, unë jam këtu si kreu i delegacionit parlamentar, jo si përfaqësues i EPP dhe nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD. Do kemi një konferencë në Roterdam javës që vjen, atje do kemi takime, dhe do diskutojmë dhe për zhvillimet në Shqipëri.”
David McAllister i cili ka ardhur në Tiranë si kryetari i Komitetit të jashtëm të PE, tha në një konferencë për mediat se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet sipas tij i kanë plotësuar kushtet.
“Kemi pasur disa takime, me Metën, Ramën dhe Jorida Tabukun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtarë e vlefshme e familje sonë Europaine dhe një aleat që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Gjatë takimeve tona me politikëbërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm në Reformën në Drejtësi dhe kjo duhet të sjellë funksionalitet të plotë të drejtësisë.”- tha zyrtari i lartë.