Zbardhet dëshmia e efektivit arrestuar të policisë Ludian Zaimi, i cili akuohet për vrasjen e kolegut të tij në Komisariatin Nr.3.
Sipas “Balkanweb”, efektivi 25-vjeçar ka deklaruar se me viktimën ka pasur përplasje të herë pas hershme. Sipas tij, Çaush Saliasi e shante dhe e ofendonte vazhdimisht dhe mbrëmjen e kaluar ai nuk kishte mundur të duronte më.
“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova.
Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh.
Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime.”- ka thënë oficeri 25-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar brenda komisariatit Nr.3 në Tiranë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se Zaimi ka qëlluar disa herë mbi kolegun me armën e shërbimit. Tre prej plumbave e kanë kapur në trup 55-vjeçarin dhe i kanë shkaktuar vdekjen.