Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Drejtësisë: Dosja e pronave është çështja më e nxehtë, nuk i druhem asnjë presioni


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë konferencës së sotme me gazetarët tha se nuk i druhet asnjëlloj presioni, sa i përket luftës së qeverisë kundër korrupsionit.

Ai u shpreh se dosja e pronave është çështje shumë e nxehtë dhe se kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund. Manja tha se kërkon nga agjencitë vetëm zbatimin e ligjit.

“Unë nuk i druhem asnjë lloj presioni, qeveria shqiptare, kryeministri Rama është i qartë në këtë betejë me korrupsionin në administratën publike. Dosja e pronave është çështja më e nxehtë. Ne presin në qershor çeljen e negociatave dhe kapitulli 23 është kapitulli i parë që do të hapet dhe ne do të duhet të kemi përgjigje të qarta dhe shteruese. Unë kërkoj nga agjencitë vetëm zbatimin e ligjit.

Unë po jap kontributin tim modest për proceset e integrimit të vendit. Unë më duket se sot denoncova zyrtarë të lartë, lufta është lufta kundër korrupsioni dhe do ta bëjmë çdo ditë, unë nuk i druhem asnjë lloj korrupsioni sepse ky është vullneti i kësaj qeverie.

Sa i takon negociatave un di të them që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.”– tha Manja.