Vendosni fjalën kyçe....

Mourinho konfirmon nga Tirana lojtarin e kombëtares për sezonin e ardhshëm te Roma


Conference League luan të mërkurën në orën 21.00 sfidën finale mes Feynoord dhe Romës, në Air Albania.

Trajneri i Romës, Mourinho ka konfirmuar se lojtari shqiptar, Marash Kumbulla, do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin tjetër.

“Marashi është një djalë për së mbari, është një lojtar i zoti, ka bërë shumë këtë sezon. Vitin e ardhshëm do jetë me ne 100 përqind, sepse është një lojtar me potencial për t’u bërë edhe më i mirë” – tha ai.