Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin që qarkulloi sot se qeveria do rikthejë taksimin për biznesin e vogël.
Rama e ka quajtur lajm të rremë dhe se taksa zero për Biznesin e Vogël do jetë e pandryshuar deri në vitin 2029.
“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”-shkruan Rama.