Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon sërish për taksën e biznesit të vogël dhe sqaron draftligjin


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lajmin për që citonte se një draftligj në Ministrinë e Financave parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël.

Rama ka nxjerrë edhe draft ligjin i cili në fund thotë se biznesit nuk do i rikthehen taksat.

Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogël mbeten ZERO!”-shkruan Rama.

Reagimi erdhi pasi gazetarja Ola Xama e cila bëri shkrimin e parë (lexo këtu) ju përgigj postimit të Ramës që quajti “lajmin të rremë”.

Gazetarja shkruante ishte drafti që parashikonte rikthimin e taskave për biznesin e vogël.

Përse nuk është lajm i rremë?

Lajmi thotë që në draftin që po punohet përfshihet taksimi i biznesit të vogël.

Pra, të ardhurat që pronari i atij biznesi merr konsiderohen të ardhura personale dhe do të tatohen.

Njihet dhe shkalla e zbritjes së shpenzimit sipas aktivitetit për efekt tatimi.

Tani ose Ministria e Financave dhe FMN e kanë shkruar gabim ( që nuk e besoj ), ose KM ia kanë sqaruar gabim ( që edhe këtë nuk e besoj ), ose duan të rikthejnë taksat për biznesin e vogël, por ta lënë sikur po e bëjnë për profesionet e lira.

Me pak fjale mirë që duan të rritin taksat, por t’i themi faleminderit se dole burrë i fjalës!

P.S.

Këtë sqarim e kam për publikun, dhe bashkangjitur ka dhe disa pjese nga ligji, ku futen në skemë tatimi të ardhurat nga bizneset me xhiro deri në 10 milion lekë”-shkruante Xama.