Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur në zonën e “9 katësheve” në Tiranë, ku dhe kanë dhënë sqarime se si ka ndodhur përplasja mes tifozëve holandezë dhe një shtetasi shqiptar.
Në njoftimin e policisë thuhet se disa shtetas holandez kanë rrahur shtetasin shqiptar A.G 45-vjeç i cili është dërguar në spital.
Ndërsa nga policia janë shoqëruar 8 shtetasit holandez.
“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.
Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.
Në video shihet trupi i gjakosur i 45-vjeçarit shqiptar në tokë.